Dhomat e Specializuara të Kosovës tashmë kanë filluar punën e tyre dhe janë tërësisht funksionale në aspektin gjyqësor nga 5 korriku i vitit të kaluar, pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.
Për RTV21 thonë se janë duke pritur vetëm ngritjen e aktakuzave që është në kompetencën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Nga kjo zyrë thanë se fakti që një listë e avokatëve mbrojtës është publikuar nuk ka ndikim në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.