Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Edhe në regjionin e Mitrovicës do të paguhen faturat e ujit në zyrat postare

    14/03/2018 | 13:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sot Posta e Kosovës ka nënshkruar një Marrëveshje me KRU “ Mitrovica”, me të cilën në Posta do ta bëjë inkasimin e pagesave të faturave të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A në sportelet e Postës së Kosovës.

    Kjo Marrëveshje e nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Ujësjellësit, Sami Miftari, fillon së zbatuari nga muaji prill 2018.

    “Jam i lumtur që qytetarët e Regjionit të Mitrovicës do të kenë këtë shërbim afër vendbanimit të tyre, që faturat e ujit tani e tutje do t’i paguajnë në zyrat tona postare çdo ditë pune pa provizion. Kjo marrëveshje është në kuadër të prioritetit tonë për ofrim të të gjitha shërbimeve sa më afër qytetarit’, ka deklaruar Hoxha.

    Posta e Kosovës ka një rrjet të gjerë të zyrave postare në Regjionin e Mitrovicës në komunat: Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri dhe në vendbanime tjera rurale. “Unë sërish u bëj thirrje të gjitha institucioneve private dhe publike që konsumatorët e tyre t’i orientojnë për shërbimin e pagesave në Postën e Kosovës, sepse kjo në radhë të parë është në interes të qytetarëve”, ka thënë Kryeshefi i Postës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.