Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale ka publikuar sot shpalljen me të cilën bëhet thirrje publike për financim të projekteve nga fusha e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale.
Kjo është një praktikë e re e financimit të OJQ-ve për projektet në vlerë mbi 500 Euro, praktikë që bazohet në transparencë, llogaridhënie dhe financim të ndershëm të OJQ-ve.
Publikimi i kësaj shpallje është bërë edhe në faqen zyrtare të Komunës së Vushtrrisë.