Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çeku: Vetëm 11 mijë veteranë të luftës meritojnë pensionin

    06/03/2018 | 21:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, tani zëvendësministër i FSK-së, Agim Çeku ka deklaruar se nuk është mirë që një pjesë e veteranëve të luftës kanë vepruar duke u larguar nga puna me vetëdëshirë vetëm e vetëm për t’i marrë 170 euro pension të veteranëve.

    “Kjo që ka ndodhur nuk është e mirë, edhe mua nuk më vjen mirë që kanë vepruar kështu, kjo bie ndesh me kodin e ushtarakut. Këtu është problemi. Ne duhet të kërkojmë që të pastrojmë listat e veteranëve të luftës”, tha Çeku në “Intervistën me Blerimin”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

    Sipas Çekut nga 70 mijë aplikues për veteranë të luftës vetëm 11 mijë prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë të ardhura. “Duhet të hetohen listat, si në fillim deklaruan 11 mijë prej tyre se nuk kanë të ardhura dhe pastaj u rrit numri, kjo është shumë lehtë të verifikohet, pasi që në aplikacione të tyre shkruhet se kanë të ardhura të tjera”, tha Çeku.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • “Kosova s’është projekt i Albinit, por amerikan’- Matoshi: Vuçiqi i dogji Vulinin e Radojçiqin
    • Kurti u drejtohet me videomesazh qytetarëve serb të Kosovës: Anëtarësimi në KiE sjell avantazhe veçanërisht për ju
    • Ambasadorja izraelite në Kosovë uron Festën e Hanukës, lutet për pengjet e marra nga Hamasi
    • Teoria e Tomë Gashi: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër
    • Abrashi: Jemi skeptik nëse Serbia do ta dorëzojë Radojçiqin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.