Dje në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, në pikën e 3-të të rendit të ditës: “Shqyrtimi i raportit për situatën ekonomiko – financiare dhe zbatimin e planeve investuese për vitin 2017”, qeverisja e kaluar është kritikuar nga antarët e Kuvendit të cilët kanë kërkuar sqarime për shpenzimet e dyfishuara nga viti 2016 në vitin 2017.
Nga shumë shpenzime të dyfishuara, anëtarja e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Gresa Muli e parashtroj pyetjen se përse tek shpenzimi “Drekat zyrtare” nga shuma 13,711 euro në vitin 2016 është rritur në 29,881 euro në vitin 2017.