Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ambasadori i Republikës së Francës vizitoi Vushtrrinë

    26/03/2018 | 12:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot shefin e Misionit të diplomacisë franceze në Prishtinë, ambasadorin, Didier Chabert, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së franceze për projekte të përbashkëta në Vushtrri.

    Me ambasadorin e Republikës së Francës, kryetari Xhafer Tahiri, ka biseduar për hapjen në Vushtrri të një Qendre kulturore të gjuhës dhe letërsisë franceze. Po ashtu kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së franceze për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në përpunimin e drurit.

    Ambasadori Chabert, ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka shteti i tij me Komunën e Vushtrrisë tani një kohët të gjatë, si dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve, që mbështesin qytetarët e Vushtrrisë.

    Gjatë qëndrimit në Vushtrri, i shoqëruar nga kryetari Tahiri, diplomati Chabert ka vizituar edhe Shkollën e mesme të ultë SHMU2 në qytetin e Vushtrrisë, në të cilën shkollë francezët kanë dhuruar një donacion librash për nxënësit./KV

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Osmani para mërgatës në Zvicër: Nuk ka fuqi më të madhe sesa mbështetja për njëri-tjetrin
    • Çitaku, Vokrrit të VV-së: Kur sheh deklarata të tilla e kupton pse Kosova sot është më e izoluar se kurrë më parë
    • Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
    • Hasani: Masakrën e Dubravës e kreu shteti serb, por sot gjykohet UÇK-ja
    • Bajrami: Mafia energjetike nuk kufizohet vetëm te Martini e Nagipi, është shumë më e gjerë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.