Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Vushtrrinë

    23/03/2018 | 13:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vushtrri > Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Vushtrrinë
    AA
    Ambasadorja e Republikës së Turqisë vizitoi Vushtrrinë
    2018/03/23 – 12:47

    Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, me të cilën kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Turqisë me Komunën e Vushtrrisë.

    Me shefen e Misionit të diplomacisë së Turqisë në Prishtinë, ambasadoren Kiliç kryetari Tahiri kanë biseduar për mundësisë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së Turqisë për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në bujqësi, kulturë dhe fusha tjera.

    Ndërsa, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, ka vlerësuar shumë bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunën e Vushtrrisë, dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve tjera për Vushtrrinë të mbështetura nga qeveria turke.

    Po ashtu në këtë takim, kryetari Tahiri bashkë me zëvendësin i tij, Besim Muzaqi, e kanë njoftuar ambasadoren turke për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitor të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët./KV

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.