Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komuna njofton për gjendjet e fundit nga vërshimet, ja cilat fshatra janë prekur

    04/03/2018 | 20:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vërshime nga lumenjtë Sitnicë e Llap në fshatrat Prelluzhë, Pestovë e Nedakoc të Vushtrrisë

    Për shkak të rritjes së madhe të nivelit të ujit në lumenjtë Sitnicë dhe Llap, disa lokalitet përreth këtyre lumenjve sot janë përballur me vërshime nga uji.
    Burime zyrtare nga Drejtoria komunale e mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Vushtrrisë, bëjnë të ditur se tani për tani gjendja më e rënduar është në fshatin Prelluzhë ku për shkak të vërshimeve janë nga shtëpitë e tyre janë evakuar 7 familje me 45 anëtarë. Të evokuarit janë strehuar tek fqinjët e tyre në Prelluzhë.

    Ndryshe sipas burimeve të Komunës, po ashtu probleme me vërshimet ka edhe në fshatrat tjera poshtë rrjedhës së lumit Sitnicë, gjegjësisht në fshatin Nedakoc, ku një familje ka mbetur e bllokuar. Komuna iu ka ofruar ndihmë familjes me 7 anëtarë, por ata tani për tani nuk kanë pranuar nga shtëpia. Komuna i ka furnizuar ata me ujë dhe ushqime dhe është duke e përcjell gjendjen nga afër nëse ata kanë nevojë për evakuim.

    Përveç vërshimeve në vendbanime, për shkak të rritjen së nivelit të ujit probleme janë paraqitur edhe në vështirësi të qarkullimit në trafik.

    Rruga Gllavotin-Mihaliq është e pakalueshme, derisa edhe ura mbi lumin Sitnicë në fshatin Pestovë është bllokuar përkohësisht për qarkullim.
    Familjet që janë përballur me vërshime sot i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka kërkuar mobilizimin e të gjitha kapaciteteve të Komunës për ta menaxhuar këtë situatë.

    Edhe gjatë natës, zyrtarë të Drejtorisë së emergjencave dhe shpëtimit bëjnë të ditur se dy ekipe me eskavatorë në fshatin Prelluzhë janë duke bërë përpjekje që të hapin kanale të reja për largimin e ujërave të lumit Llap, i cili tashmë ka dal nga shtrati dhe ka vërshuar shtëpi në pjesën lindore të fshatit.

    Dy ekipe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të përkrahur edhe nga Policia e Kosovës janë duke e menaxhuar situatën e vërshimeve në fshatin Prelluzhë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.