Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Momenti kur policia arrestoi 7 studentë që protestuan kundër prodekanes Lumnije Thaçi (Video)

    03/03/2018 | 18:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lëvizja Studentore për Barazi- “STUDIM KRITIKË VEPRIM” në Universitetin e Mitrovicës ka organizuar sot një aksion në lidhe me emërimin e zonjës së parë të shtetit, Lumnije Thaçit prodekanë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

    Sipas kësaj lëvizje, gjatë aksionit ka ndërhyrë policia e Kosovës ku edhe janë lënduar dhe arrestuar disa aktivistë.

    “Gjatë kohës sa aktivistët po vendosnin parullat me mbishkrimet “Lume-t na për PISA”, “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”. Policia e Kosovës ndërhyri me sprej lotsjellës ndaj aktivistëve duke i lënduar studentët Behar Hasani, Berna Ramaxhiku, Ilir Zeneli dhe Valton Peci të cilët u shoqëruan në spitalin rajonal. Përveç sprejit Policia përdori edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve duke i tërhequr zvarrë dhe dhunshëm i arrestoi disa prej tyre”, thuhet në komunikatën e organizatës studentorë SKV

    Kjo organizatë kë dënuar dhunën e përdorur ndaj aktivistëve dhe ka kërkuar lirimin e të arrestuarve.

    Sipas SKV-së të arrestuarit janë Rejhan Fejza, Dren Gashi, Fatlum Murseli, Shkëlqim Salihu, Enis Shartari, Arbër Zeneli dhe Egzon Mehmeti.

    Gruaja e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi është emëruar prodekane në Universitetin Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën
    • Atiq kërkon auditimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut
    • Shpërndahen protestuesit në Zveçan
    • Moska zyrtare e fajëson NATO-n për tensionet në veri të Kosovës
    • Hovenier: Anulohet pjesëmarrja në Defender 23, kjo është pasoja e parë për Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.