Temperaturat e ulëta që mbretëruan në vendin tonë dhe reshjet e vazhdueshme të borës gjatë kësaj jave nuk kanë ndikuar në rritjen e aksidenteve në komunikacion.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha i cili ka bërë të ditur se që nga dita e hënë e deri dje janë regjistruar gjithsej 101 aksidente në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas Hoxhës edhe pse ka pasur të reshura të vazhdueshme të borës, numri i aksidenteve rrugore ka shënuar rënie.
Ai po ashtu bëri të ditur se në të gjitha aksidentet janë shënuar vetëm dëme materiale dhe lëndime trupore.
Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës ka deklaruar se të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës janë të kalueshme.
Zejnaj po ashtu bëri të ditur se Ministria e Infrastrukturës u ka ofruar bashkëpunim të gjitha komunave të Kosovës për hapjen e rrugëve.
Referuar statistikave të Policisë së Kosovës në muajin janarit të këtij viti gjithsej janë regjistruar 1278, ku si pasojw kanw humbur jetwn 6 persona, kurse janë shqiptuar gjithsej 30397 tiketa.