Studiuesi i letërsisë, Vehbi Miftari, ka punuar me zell për librin e tij më të ri “Letra e identitete”.
Libri i tij doli në dritë ditë më parë dhe flet për raportin ndërmjet letrave dhe identiteteve.
Studimi i tij është një libër autentik dhe shërben veçmas për studiuesit e letërsisë, por edhe për shumë studiues të fushave të tjera.
Produksioni “ART Media” nga Vushtrria, ka realizuar një intervistë me autorin e librit dhe atë e paraqet posaçërisht për lexuesit besnikë të portalit “VushtrriaOnline.net”.
Kjo është intervista ekskluzive që sjellin për ju “ART Media” dhe “VushtrriaOnline”. Ju ftojmë që ta ndiqni intervistën deri në fund, pasi që studiuesi vushtrrias ka për të sjellë të dhëna burimore shumë interesante.