Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tahiri : Kosova do të rroj e zhvillohet përjetsisht, vetëm nëse ne punojmë fort për të

    17/02/2018 | 16:17Perditesuar:17/02/2018 | 16:21
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një manifestim solemn për nder të 10 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, fjalim ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

    Tahiri ka vlerësuar lartë kontributin e jashtzakonshëm të shumë brezave për Pavarsinë e Kosovës në kurorëzimin e përpjekjeve për liri e pavarësi.

    “Kur të ketë kaluar kohë më e gjatë, kur të jenë shuar pasionet e egot personale, do të vijnë breza të rinj, e ata do të mahniten me vizionin politik të Dr. Ibrahim Rugovës për një Kosovë të lirë të pavarur, të integruar në Bashkimin Evropian, e orientuar në vlerat perëndimore dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” shtoi Tahiri.

    Ai gjithashtu u ndal edhe tek qeverisja e re e Vushtrrisë së cilës i prinë vet ai. Tahiri tha se Vushtrria ka nevojë për zhvillim, për vende pune për të rinjtë dhe për infrastrukturë cilësore.

    “Qyteti I Vushtrrisë ka nevojë për zhvillim, të rinjtë e Vushtrrisë presin nga ne përkrahje për vende të reja të punës. Ne duhet të përmirësojmë cilësinë e infrastrukturës dhe duhet të përmirësojmë kushtet e jetesës për qytetarët e Vushtrrisë.” tha Tahiri.

    Por jo vetëm kaq, i pari i Vushtrrisë tha se Kosova do të rroj e zhvillohet përjetsisht vetëm nëse ne punojmë fort për të.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
    • Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
    • Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj
    • Grenell pajohet me ambasadorin Hovenierin: Kurti e krijoi kaosin
    • Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.