Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përveç homazheve që ka bërë në regjionin e Vushtrrisë ai ka qenë edhe në një vend tjetër përkujtimor pak kilometra larg Vushtrrisë.
I përcjellur nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal,Nasuf Aliu, nënkryetari Besim Muzaqi si dhe drejtorë të tjerë komunal, Tahiri ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Ai iu është bashkangjitur një numri të madh të qytetarëve dhe liderëve që sot kanë përkujtuar sakrificën e familjes Jashari./VushtrriaOnline