Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqetësuese: Kanceri po prek edhe të rinjtë në Kosovë

    04/02/2018 | 10:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Onkologu Ilir Kurtishi ka deklaruar se numri i të sëmurëve që diagnostikohen çdo vit me kancer në Kosovë është rreth 1500 persona.
    Kurteshi duke folur për ditën ndërkombëtare të kancerit, ka thënë se kanceri është vrasësi numër dy në botë.

    Ai tha se kanceri është një qelizë e cila nuk vdes por vazhdimisht shumëzohet, jeton dhe shkakton probleme të mëdha.

    “Dy vitet e fundit thuajse është numri i njëjtë i të sëmurëve, është diku 1400-1500 persona të rinj me këtë sëmundje për çdo vit, te bota femërore dominon kancerit i gjirit, të meshkujt kanceri në mushkëri. Ky numër është trend në rritje por jo alarmante dhe shpresojmë që ky numër mos të rritet. Në rajon ky numër është më i madh”, tha ai.

    Sipas tij, faktorët që ndikojnë në sëmundjet malinje në përgjithësi janë ndotja e ambientit, pirja e duhanit, pastaj ushqimi jo i mirë, ekspozimi i rrezatimit, ekspozimi i rrezeve të diellit në kohë pa kohë e të tjera.

    “Edhe pse 50-60 vjetarët janë moshat më të prekura, shqetësuese në Kosovë, është që po i prek edhe të rinjtë”, tha ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.