Sipas një marrëveshje në mes të klubeve të Kosovës dhe FFK-së nga muaji gusht do të funksionoj liga e veteranëve të futbollit.
Ky vendim i FFK-së ka aktivizuar veteranët e futbollit vushtrrias para disa muajve për të mbajtur kuvendin e tyre nga i cili kanë dalur edhe emrat që do të menaxhojnë me këtë ekip.
Kuvendi i veteranëve vushtrrias ka zgjedhur edhe kryesinë e ngushtë ku si kryetar i bordit është zgjedhur Avdullah Kelmendi, sekretar Besart Cecelia, Arkatar Ergjan Kera ,Antar Ferat muli .dhe Besnik kollari.
Ky bord do të përgadisë edhe dokumentacionin për regjistrimin e ekipës së veteranëve Vushtrrias e cila është e hapur për të gjithë ata që përmbushin kriteret e parapara nga FFK për veteranët.