Punëtori i Korporatës Energjetikës së Kosovës, Fehmi Salihu gjatë natës së mbrëmshme ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut, përmes një njoftimi.
Punëtori është rrëzuar duke punuar nga një lartësi prej 30 metrash, ku edhe ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:50.
“Të nderuar kolegë, punëtor të KEK-ut, më dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë në ndërrimin e tretë, përkatësisht në ora 23 e 50 humbi jetën punëtori në TCA, Fehmi Salihu. I ndjeri humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në punë”.
“Ngushëllime familjes Salihu, ngushëllime kolegëve”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Telegrafi/