Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rita Ora: Ne kemi shumë talentë dhe talente, duhet ta bëjmë vendin tonë krenar (Foto/Video)

    17/02/2018 | 16:36
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rita Ora ka folur për herë të parë pas arritjes në Kosovë.

    Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një konferencë për shtyp para fillimit të koncertit në Prishtinë, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

    Bukuroshja jonë ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë duke thënë se së bashku duhet të punojmë që ta bëjmë vendin tonë krenar.

    “Së pari dua urime pavarësia. Jam shumë e lumtur që gjendem këtu. Mund të isha kudo në botë këtë ditë. Por kam vendosur ta sjell krejt ekipin tim në Prishtinë, në Kosovë. Ne do të organizojmë shoun më të madhe dhe më të mirë ndonjëherë. Jam shume e lumtur të jem këtu”, ka pohuar Rita.

    “Do të doja ta shëtisja Kosovën, do të doja të njihja shumë vende pasi që kemi kaluar nëpër një udhëtim të gjatë. Kur fillova të merrem me muzikën, pash shumë yje botërore. Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të të lë shenjë në botë. Por pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, ka pohuar Rita.

    Ajo më tutje ka pohuar se jam “në ethe jam tani se sa në ndonjë ngjarje madhështore të ndarjes së çmimeve ndërkombëtare”.

    Kujtojmë se ajo kishte udhëtuar drejt vendlindjes me aeroplan privat, ku ishte e shoqëruar me të motrën, Elenën.

    Ajo është akomoduar në hotelin Swiss Diamond, ku e kishin pritur disa befasi duke përfshirë një takim emocional me një fanse të vogël si dhe ushqimet e preferuara të këngëtares – pite dhe flia.

    Këngëtarja shqiptare pritet të perfomojë para publikut shqiptar sonte me fillim në ora 22:00 në Prishtinë.

    Paraprakisht, koncerti në nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të startojë në ora 20:00, ku do të perfomojnë disa këngëtarë shqiptarë.

    Ndryshe, bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tasholli e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta
    • Ramadani: Serbia ka kidnapuar një ish-polic kosovar, dialogu s’mund të vazhdohet sikur gjithçka është normale
    • Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet në Beograd
    • Arrestohet një 41-vjeçar në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se e ngacmoi seksualisht një grua
    • Mot me diell e pak vranësira
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.