Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Reportazh nga Ura e Gurit në Vushtrri që ka shekuj pa e parë ujin nën të (Video)

    01/02/2018 | 15:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    E ndërtuar nga gurët e gjatë rreth 1 metër, e të gjerë 30 deri 40 centimetra, të gdhenur mirë e të murosur me rende paralele, kjo është Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri. Ndër të paktat ura pa lum, pasi dikur kalonte Sitnica, e më pas lumi ndërroi rrjedhën për një kilometër.
    Shkëndije Ahmeti

    Gjatësia prej 136 metrash e gjerësia prej 6 metrash është arritur të ndërtohet me gurët autokton. Për ndërtimin urës janë pëdorur gurë dyngjyrësh, të bardhë dhe të kuq. Për lidhje më të mirë të tyre, në fugat ndarëse, është përdorur plumbi i shkrirë. Të paktën kështu thotë ciceroni i Trashëgimisë Kulturore në Komunën e Vushtrrisë, Avdi Mehmeti.

    “Gjithë këta gurë me të cilët është ndërtuar Ura e Gurit janë marrë nga fshatrat përreth qytetit të Vushtrrisë. Disa gurë janë marrë në Samadrexhë, disa në Strofc, Smrekonicë. Ka gurë me gjerësi deri në 1 metër dhe janë gurë shumë të qëndrueshëm”, tha Mehmeti.

    Ndërtimi i pesë harqeve të para të urës zgjati 3 deri në 4 vite. Burimet shkencore tregojnë se Ura e Vjetër e Gurit që i takon shekullit III dhe IV, kishte 12 harqe. E sot ura që shohim është me 9 harqe, që i takon shekullit XIV.

    Deri në vitin 1902 ura në mes kishte një lartësi diku 7,5 metra. Tani nga ajo lartësi e urës mund të shihen vetëm 3,7 metra. Kjo vërteton atë se nën harqet e urës kanë kaluar pa problem qerret e mbushura me sanë.

    Ciceroni Mehmeti tregon se ura kishte shërbyer për të lidh fshatrat me qytetin. E për krejt diçka tjetër u shfrytëzua ajo menjherë pas luftës. Aty u pat vendosur një treg.

    “Menjëherë pas luftës, kjo urë ka shkuar në shkatërrim e sipër. Në këtë pjesë mbi urë ke mundur të shohësh traktorë, një treg të gjelbër. Mirëpo, falë pronarit që ka marr një iniciativë me ndërtu një restorant familjar mund të themi se ka bërë një pamje krejt ndryshe”, potenoci ai, duke thënë se intervenimet duhet të bëhen pashmangshmërisht.

    Edhe kjo urë, si shumë monumente tjera në vend, ka qenë pjesë e propagandës sllave për ta përvetësuar.

    “Thuhet se sunduesit më të fundit që kanë qenë në Kosovë, sllavët, Urën e Gurit por edhe shumë monumente tjera siç është Kalaja, Hamami apo monumentet tjera trashëgimore në Vushtrri, sipas sllavëve, Ura e Vjetër e Gurit është pronë serbe. Është Urë e Vonjoviqve. Mirëpo një shkrim i tillë, dihet se serbët kanë qenë falsifaktor të dokumentaciove që dhe ai shkrim i tyre nuk qëndron. Dhe kjo nuk ka qenë urë e sllavëve”, tha ciceron Mehmeti.

    Mbi urën të cilën ishte vënë zhavor nga rivitalizimi i fundit, qëndrojnë shumë mite. Njëri është se kinse takimi i parë i Azem e Shote Galicës kishte ndodhur aty. Bashkë me këtë gojdhënë dhe me statikën e fortë të gurëve, shumë çifte zgjedhin të fejohen mbi urë për të mbajtur lidhjen e fortë./Ndertimi.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    • Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
    • Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
    • Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin
    • Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.