Ish-Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, ka shprehur zhgënjimin e saj përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook ku shpreh keqardhjen e saj që ky monument po qëndron i mbyllur.
“Kalova sot kah Kalaja e Qytetit, por ishte e pamundur të futesha brenda. Prej ditës kur ika nga Drejtoria e Kulturës, ky monument nuk u hap më për qytetarët (u bënë dy muaj që rri e mbyllur).” shkruan Rama në facebook.
Përveç kësaj ajo i ka bashkangjitur edhe një video postimit të saj me një mbishkrim : “E Mbyllur prej ditës kur të lash”.
Në vjim gjeni të bashkangjitur postimin e ish-Drejtoreshës Rama :