Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin prej 600 mijë eurosh për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ky vendim është marrë vetëm katër ditë para shënimit të kësaj feste, ndërkohë ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që në të ardhmen organizmit e tilla të planifikohen më herët, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se mjetet ndahen nga kategoria e shpenzimeve të rezervës.
“Në rend është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Janë 600 mijë euro për shënimin e Pavarësisë së Kosovës. Këto mjete propozohen të ndahen nga kategoria e shpenzimeve të rezervës dhe do të barten në Ministrinë e Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit, në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve”, ka thënë Haradinaj./Zëri