Ministria e Shëndetësisë ka përfituar një grant prej 1.1 milion eurove nga Qeveria e Japonisë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, përmes një postimi në facebook. Ai ka thënë se kjo shumë do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne në spitale e po ashtu ka njoftuar se ditëve në vijim pritet të nënshkruhen edhe marrëveshje të tjera, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona.
Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor.
Faleminderit Japoni.