Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Policia publikon veturën nga e cila u vra Ivanoviqi, kërkon ndihmë nga qytetarët

    22/02/2018 | 13:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën opinionit publik në hetimin e vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare ‘’Serbia, Demokracia,Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, duke e publikuar fotografinë e automjetit nga i cili është shtënë në të.

    Siç thuhet në deklaratën e shefit të operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Zhelko Bojiq, pas miratimit për publikim të informatave që do të mund të ndihmonin rreth hetimit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, njësia hetuese e Policisë së Kosovës iu është drejtua opinionit publik për ndihmë, se në qoftë se kanë informacione rreth automjetit, fotografitë e të cilit janë publikuar dhe janë të bashkangjitura, informatat e tilla t’i deponojnë në stacionin më të afërt të Policisë.

    Oliver Ivanoviq, është vrarë më 16 janar përpara zyrës së partisë së tij në qendër të Mitrovicës Veriore. Hetimi nuk ka identifikuar autorët, derisa një polic serb është arrestuar me dyshimin për manipulimin e provave në rastin Ivanoviq, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar të jetë kryer vepër penale. Ndonëse vetë ai e ka pranuar, i njëjti refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.