Dy meshkuj të komunitetit serbë në Vushtri, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull, me ç’rast kanë demoluar shtëpinë.
Megjithatë sipas raportit të policisë të dyshuarit nuk kanë vjedhur asgjë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Veriu.info