Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që nesër të mos zhvillohet mësimi nëpër shkollat fillore dhe të mesme të vendit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin Valmir Gashi, këshilltar i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
“Ky vendim është marrë për shkak të motit të ligë që po mbretëron në vendin tonë. Deri të ky vendim ka ardhur pasi janë bërë konsulta edhe me këshillin e prindërve”, ka theksuar ai.
Ndryshe, sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperaturat besohet të jenë deri në -23 gradë celcius.
Sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend, ku temperaturat do të zbresin në -23 gradë celcius. /Telegrafi/