Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Panairi i prodhimeve vendore këtë vit mbahet në Vushtrri

    20/02/2018 | 17:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komuna e Vushtrrisë dhe Aleanca Kosovare e Biznesit sot kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, mes këtyre dy institucioneve për mbështetje të bizneseve dhe prodhuesve vendor.

    Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, dhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, sot kanë nënshkruar marrëveshje për mbajtjen e Panairit të prodhimeve vendore në Vushtrri, pikërisht në Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë me 17 qershor, pastaj ndarjen e bursave për studime të larta në Kolegjin “Universum”, gjetjen e një hapësire të nevojshme për-Zyrë për takime me bizneset e Komunës, por edhe projekte tjera të përbashkëta, transmeton Veriu.info.

    Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kryetari Xhafer Tahiri, tha se komuna është shumë e interesuar për mbështetjen e bizneseve lokale për shkak se janë gjeneratori i vendeve të punës dhe zbutjes së papunësisë. Për këtë vit, Tahiri tha se do të mbështesim bizneset e vogla dhe bizneset e reja me grante direkte, pastaj do të ofrojmë kredi për mbështetjen e bizneseve ku komuna do të mbuloj pjesën e interesit, si dhe do të fillojnë investimet në ndërtimin e Parkut të biznesit.

    Nga ana tjetër kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se qëllimi i AKB-së është mbështetja e bizneseve dhe prodhuesve vendor, por edhe bashkëpunimi me institucionet për të njëjtin qëllim. /Veriu.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.