Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se i kanë votat për ratifikimin e demarkacionit.
Ai ka thënë se seanca do të vazhdojë pas pauzës, dhe se me deputetët e VV-së nuk kanë biseduar se a do ta votojnë a jo.
“Do të vazhdojë seanca, do të ketë debat, nuk e di a do të mund të vazhdojë seanca në kohën kur është vizita e tre zyrtarëve të BE-së. Me VV-në nuk kemi biseduar a do ta votojnë a jo, por për kauzën tonë që është e rëndësishme që qytetarët të lëvizin pa viza”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/