Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Njëzetetetë orë punë në javë, në Gjermani arrihet marrëveshje

    12/02/2018 | 14:40
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Inxhinierët dhe punëtorët e thjeshtë të industrisë së rëndë në Gjermani nuk do të punojnë më më shumë se 28 orë në javë.

    Kërkesa e tyre për një balancë më të mirë mes punës dhe jetës është miratuar. Unioni industrial “IG Metall”, më i madhi në Europë u njohu punëtorëve këtë të drejtë. Marrëveshja kolektive e mbi 900 mijë anëtarëve të tij në landin Baden-Vurtemberg, pritet të ketë një efekt domino dhe të përhapet me shpejtësi në gjithë Gjermaninë.

    Marrëveshja mes punonjësve hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se që nga janari i 2018, çdo anëtar i unionit “IG Metall” nuk është i detyruar që të qëndrojë më shumë se 6 orë në ditë në punë.

    Marrëveshja mbron gjithashtu punëmarrësit, duke përjashtuar punëdhënësit nga vendimi për të ndaluar punonjësit e tyre për të punuar vetëm 6 orë.

    Ky pakt u arrit pas kërcënimeve të IG Metall për vazhdimin e protestave dhe të grevës nëse nuk miratoheshin kërkesat e tyre. Me ndryshimet e reja, mediat gjermane thonë se ka më shumë fleksibilitet për punonjësit, të cilët mund të zgjedhin që të kryejnë vetëm 28 orë punë në javë, ose të kryejnë edhe 40 të tilla.

    Efektet e kësaj pritet që në vitin e parë të reflektohen në të paktën 4 milionë punonjës, pa përfshirë këtu se e njëjta gjë mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë gjermane. /kp/Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2000 gjoba trafiku të lëshuara për 24-orë në Kosovë
    • Gjyshërit rrahin mbesën e tyre të mitur në Mitrovicë
    • Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, Policia jep detaje
    • “Pranvera” e dhjetorit në Kosovë: Mendim Rugova paralajmëron mot stabil
    • 56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.