Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Niveli i korrupsionit në botë – ja ku renditet Kosova

    23/02/2018 | 12:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është lista e vendeve që janë më pak të korruptuara dhe më të korruptuarat – për vitin 2017 sapo është publikuar.

    Indeksi nga “Transparency International”, në të cilën radhit 180 vende nga perceptimi i sektorit publik sa i përket korrupsionit, duke vijuar me pikët 0 deri në 100.

    Vendet që janë sa më afër rezultatit 100, theksohet se vendi ka shënuar progres në parandalimin e korrupsionit, ndërsa rezultatet nën 50 tregon se një vend ka problem serioz me korrupsionin, raporton “The Independent”.

    Zelanda e Re udhëheq indeksin sa i përket vendit më pak të korruptuar, përderisa kombet nordike si Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia përbëjnë top listen e vendeve më pak të korruptuara në botë.

    Dhe nuk duket sikur situata do të përmirësohet sa më shpejt. Shumica e vendeve po lëvizin ngadalë në përpjekjet e tyre për të ndaluar korrupsionin.

    Në gjashtë vitet e fundit, shumë pak është bërë progres në këtë aspekt. Disa vende kanë shënuar progres në uljen e korrupsionit, përfshirë Bregun e Fildishtë, Senegali dhe Mbretëria e Madhe, ndërsa shtete të tjera kanë pasur rënie drastike si Siria, Jemeni dhe Australia.

    Çuditërisht, vendet me mbrojtje më të ulët për shtypin dhe OJQ-të (organizatat joqeveritare) gjithashtu priren të kenë normat më të këqija të korrupsionit. Pothuajse të gjithë gazetarët e vrarë që nga viti 2012 u vranë në vendet e korruptuara.

    CPI një nga masat më të njohura të korrupsionit, merr të dhëna nga një sërë institucionesh, por kryesisht merr në konsideratë anketat e njerëzve të biznesit nga e gjithë bota.

    Drejtuesja e “Transparency International”, Patricia Moreira, tha: “Asnjë aktivist apo gazetar nuk duhet të ketë frikë për jetën e tyre kur flet kundër korrupsionit. Duke pasur parasysh sulmet aktuale në drejtim të shoqërisë civile dhe mediat në mbarë botën, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur ata.”/Periskopi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.