Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nëntë fakte interesante për Kosovën në prag të 10 vjetorit të pavarësisë

    07/02/2018 | 14:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kosova po përmbyllë dekadën e parë të ekzistencës si shtet, por jo edhe të zhvillimit dhe historisë që përcaktoi shtetësinë.

    Që prej fitimit të lirisë, vendi kaloi në etapën e sigurimit të pavarësisë e cila shtetësi erdhi më 17 shkurt të vitit 2008 duke kulmuar përpjekjet shumë shekullore.

    Republika e Kosovës më 17 shkurt feston 10 vjetorin e pavarësisë, duke mbyllur kështu etapën e vendosjes së themeleve të shtetit, e duke nisur një etapë të re të madhe – atë të zhvillimit ekonomik dhe prosperimit drejt integrimit në institucionet euroatlantike.

    Telegrafi hedh një shikim në retrospektivë dhe sjell më poshtë nëntë fakte në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

    Rita Ora, ambasadorja e nderit e Kosovës në botë

    1.Kosova u sundua nga Perandoria Osmane nga mesi i shekullit 15 deri në fillim të shekullit të 20-të

    2. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Megjithatë, Serbia kontestoi dhe pretendoi se pavarësia e Kosovës është “e paligjshme”. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) vendosi që pavarësia e Kosovës nga Serbia është e ligjshme dhe nuk shkel ndonjë rregull të aplikueshëm të së drejtës ndërkombëtare.

    3. New Born është kryevepra dhe simboli i shpalljes së pavarësis së Kosovës më 17 shkurt 2008.

    New Born ka ndryshuar nëpër vite duke evoluar në motive – ashtu siç u zhvillua Kosova.

    4. Kosova ka 10,887 km2 dhe kështu është vendi më i vogël në Ballkan dhe mundë të krahasohet me madhësinë e Xhamajkës (10,991 km2) ose Libanit (10,400 km2).

    5. Pos solo këndimit siç janë ninullat, pra, këngët e djepit, vallet popullore tradicionale, rol të veçantë zënë edhe instrumetet tradicionale, lahuta dhe çiftelia si dhe tupanat dhe surlat.

    Vallet popullore tradicionale…

    6. Mali Gjeravica (2,656 metra), është pika më e lartë në vend. Dhe, pika më e ulët është Drini i Bardhë, (297 metra).

    Mali Gjeravica, bukuria e Kosovës

    7. Më 23 nëntor 1999, Presidenti Bill Klinton bëri histori kur mbërriti në Ferizaj. Kjo atëherë, ishte vizita e parë zyrtare e një Kreu Shtetëror Amerikan në Kosovë. Udhëheqësi i Amerikës Clinton arriti në Ferizaj me një pritje entuziaste. Gjatë vizitës së tij, Clinton u kishte bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të falin padrejtësitë që u kryen kundër tyre nga serbët. Kosova është njohur zyrtarisht nga Uashingtoni që nga viti 2008.

    8. Nga ana ekonomike, Kosova gjatë pesë dekadave të fundit ka ndryshuar nga një ekonomi socialiste në një sistem të tregut të lirë. Që nga ajo kohë, një numër korporatash të huaja operojnë në vend. Pavarësisht se është një nga vendet më të vogla të Evropës, vendi me dalje në det ka burime të rëndësishme minerale, duke përfshirë nikelin, linjitin, plumbin, kromin, aluminin dhe magnezin. Pjesa më e madhe e pasurisë së qymyrit në Evropë qëndron në Kosovë.

    Ekonomia dhe prodhimi vendor është fuqizuar

    9. Fakti i nëntë është se Kosova do të shënojë 10 vjetorin e pavarësisë pas 10 ditësh dhe për dallim nga vitet tjera festimet do të jenë më madhështore se asnjëherë tjetër. Ato do të karakterizohen me festime në ambientet familjare me muzikë dhe valle tradicionale. Kurse, në kryeqytet do të mbahet edhe një koncert madhështor ku performon superylli botëror, Rita Ora. Mes tryezave familjare dhe shesheve tona, festa pritet të jetë më e veçantë se kurrë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.