Profesori dhe aktivisti i njohur politik Nehat Rudhani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Rudhani pësoi sulm kardiak në orët e para të mëngjesit.
Rudhani ishte profesor i psikologjisë dhe pedagog i njohur.
Nehat Rrudhani ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan
Së fundmi ishte bërë pjesë e partisë politike Nisma për Kosovën.
Varrimi i të ndjeri bëhet sot ora 15:00 (me Ikindi) në vendlindjen e tij në Roganë./GazetaBlic/