olicia e Kosovës ka bërë të ditur se është i arrestuar një person, pasi i njëjti dy ditë radhazi, brenda objektit shkollor ka hedhur sprej.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ndërsa në raportin e Policisë nuk bëhet e ditur se në cilën shkollë ka ndodhur ngjarja.
Si pasojë e helmimit nga spreji, dy nxënëse të shkollës janë alivanosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/