Ankesat për mungesën e stafit shëndetësor ka bërë që menjëherë të vëhen në lëvizjet institucionet komunale të Vushtrrisë.
Ka qenë Drejtori për Shëndetsi i Komunës së Vushtrrisë Sylejman Meholli i cili sot vizitoi Qendrën e Mjeksisë Familjare 1 në Vushtrri për një vizitë e cila kishte karakter inspektues për respektimin e orarit të punës të profesionistëve shëndetësor.
Meholli po ashtu ka paralajmëruar edhe masa për ata punëtor shëndetësor që nuk respektojnë orarin e punës, madje për këtë ai ka thënë se do të shikohen edhe videoxhirimet për paraqitjen në punë të punonjsve shëndetsor dhe nëse ka dëshmi ato do të paraqitën para komisionit disiplinor.
“Të dashur qytetarë, përkundër që sot është fundjavë dhe stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale është në pushim, sot bëra një vizitë inspektuese në QMF1, pasi Kryetari i Komunës z.Xhafer Tahiri ka pranuar disa ankesa për mungesën apo vonesën e profesionistëve shëndetësor në vendin e punës për ditën e premte dhe ditën e sotme (e shtune).” ka shkruar Meholli në facebook.