Ata llogariteshin si një çift i përsour bashkëshortor: Më 28 gusht, Rasim L. (36) më në fund ka arritur ta marrë nga Kosova për në Siegburg të Gjermanisë, bashkëshorten e vet Medina (27). Që të dy kanë qenë shumë të lumtur, por vetëm pas 34 ditësh, gruaja gjen vdekjen e tmerrshme.
Ajo u masakrua nga 39 goditje me hanxhar nga bashkëshorti i saj, është e sigurt Prokuroria e Bonnit. Tani, ajo ka kërkuar që për shkak të vrasjes makabër, Rasim L. të dërgohet në psikiatri.
Ka qenë 01 tetori i vitit të kaluar. Rreth orës 05.30 të mëngjesit, në mes çiftit që ishte martuar vetëm gjashtë muaj më heret, është shkaktuar zënkë.
Bashkëshorti 36-vjeçar ka dashur t`ia kontrollojë celularin gruas nga xhelozia. Ajo ka refuzuar dhe zënka ka eskaluar, shkruan „Focus“, përcjellë Shtegu.com.
Me këtë rast, dyshohet se Rasim L. e ka rrahur bashkëshorten 27-vjeçare. Më në fund, Rasimi e ka marrë nga kuzhina një thikë dhe një hanxhar, për të vrarë bashkëshorten, thuhet në aktakuzën ndaj Rasimit.
Plot 39 herë e ka goditur në pjesën e pasme të trupit me hanxhar, duke i shkaktuar plagë të rënda. Medina 27-vjeçare ka pësuar gjakderdhje të madhe.
Sipas Prokurorisë, Rasimi nuk është i denjë për tu dënuar. Që nga viti 1998, ai jeton në Gjermani dhe dyshohet se vuan nga skizofrenia.
Një vlerësim të tillë e ka konstatuar edhe ekspertiza psikiatrike. Aktualisht ai është në paraburgim, por së shpejti pritet të dërgohet përkohësisht në pasikatri.