Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Lypsarë te zhveshur rrugëve të Prishtinës në temperatura qe ngrijnë (FOTO)

    27/02/2018 | 15:58
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    itëve të fundit, vendi po karakterizohet me temperaturat më të ulta të vitit.

    E  kur shumë persona  nuk kanë dru për t’u ngrohur, shumë të tjerë nuk kanë as kulm mbi kokë.

    Gjysmë  lakuriq ata dalin rrugëve për të kërkuar lëmoshë.

    Shpesh shihen duke u dridhur nga i ftohti.

    Disa duke pastruar xhama, disa të tjerë duke shitur gjëra të ndryshme rrugëve, e disa të tjerë madje të shtrirë në tokë.

    Pikërisht  para kishës ortodokse, gjatë ditës së sotme është parë një burrë, gjysmë lakuriq,   i shtrirë në borë duke kërkuar lëmoshë.

    Qëndronte në borë, ani pse  trupi i tij dridhej nga i ftohti.

    Në një përgjigje dhënë Tribuna Channel, Policia e Kosovës thotë se dukuria e kërkim lëmoshës vazhdon të jetë prezente në Kosovë, e madje sipas tyre, nuk janë vetëm shtetas të Kosovës.

    “Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës sidomos në kryeqytetin e Prishtinës. Fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmosh  nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por sipas informacioneve dhe përvojave që kemi nga tereni një numër më i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë”, shton tutje Policia e Kosovës.

    Madje sipas tyre këta persona shpesh herë janë edhe të rrezikshëm.

    “Në vazhdimësi Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucione tjera ka ndërmarr veprime ligjore për largimin e lypsarëve nga rruga  ku janë organizuar fushata të ndryshme, megjithatë kjo dukuri po vazhdon të jetë e diçka e zakontë”, transmeton Gazeta Tribuna.

    Sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike dukuria e kërkim lëmoshës është kundërvajtje.

    Duke i’u referuar shifrave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 janë identifikuar 351 persona të cilët kërkojnë lëmoshë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.