Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    LDK takohet me ambasadorin amerikan: Ky është kushti i tyre për votimin e Demarkacionit!

    22/02/2018 | 11:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Disa nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Avdullah Hotin para pak çastesh janë takuar me ambasadorim amerikan në Kosovës, Greg Delawie.

    Burime të Gazetës Blic nga ky takim kanë bërë të ditur se LDK është zotuar që ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, por e ka një kusht.

    E, ky kusht ka të bëjë me heqjen e raportit të Komisionit të Shpejtim Bulliqit.

    “LDK ia paraqiti kërkesën e saj ambasadorit amerikan. Sipas tyre, duhet që të hiqet raporti i Bulliqit, dhe pastaj ata do ta votojnë marrëveshjen”, tha ky burim i Gazeta Blic.

    Ndërkohë në brenda pak çastesh pritet të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim ky projektligj për marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

    Deri më tash është Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila ka dalë publikisht kundër kësaj marrëveshjeje.

    Procedimit për në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin i ka paraprirë, një deklaratë politike e dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Malit të Zi, ku do të ketë korigjim të shënjimit të kufirit, nëse vërtetohet se janë bërë gabime.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.