Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite demarkacioni

    28/02/2018 | 09:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli një ditë më parë u shpreh i bindur se demarkacioni do të kalojë në Kuvend.

    Edhe ambasadori Greg Delawie si dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova kanë bërë thirrje për miratimin e demarkacionit.

    Në ditën kur në seancë do të jetë në rend dite demarkacioni me Malin e ZI në Kosovë do të qëndrojnë për vizitë zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn.

    Ndryshe, kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e seancës për demarkacionin, pasi javën e kaluar ka dështuar mbajtja e dy seancave të parapara me këtë rend dite. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Krasniqi: Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve të PDK të zgjedhur në veri
    • Kurti bisedon me tre senatorë amerikanë, i siguron se po punon për qetësim të situatës
    • Mushkolaj: Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”
    • Kosovës i vendosen tri kushte, nëse nuk i zbaton, BE-ja paralajmëron pasoja
    • Kurti merr telefonatë nga SHBA-të, pajtohet për zgjedhje të reja në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.