Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Nuk ka liberalizim të vizave pa luftimin e krimit dhe korrupsionit

    21/02/2018 | 13:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në konferencën e mbajtur për media ka thënë se nuk është vetëm marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi kusht për liberalizimin e vizave, por edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit në Kosovë.

    Ai u shpreh se veprimet e Thaçit e Haradinajt janë për karriget e tyre dhe jo për qytetarët.

    “Nënshkrimit të Thaçit në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015 në Kosovë, po interpretohet si çmim për Liberalizimin e Vizave. Mirëpo, shtrohet pyetja pse gjithë kjo nguti e Thaçit dhe Haradinaj? Ata qartazi nuk e kanë për liberalizim të vizave ..Këta nuk e kanë për qytetarët por për vete për karriget e tyre që po lëkunden”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu tha se çfarëdo falje e territorit nuk e dobëson Thaçin dhe Haradinaj, por i forcon ata.

    “Thaçi e forcon pozicion, gjithashtu edhe Haradinaj para ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Kjo nuk është mënyra për ta rrëzuar këtë qeveri. Ne duam që kjo qeveri të dorëhiqet”, ka thënë ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    • Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
    • Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
    • Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin
    • Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.