Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari i Vushtrrisë do ndryshimin e ligjit për duhan, por Ministria këtë s’e ka në agjendë

    25/02/2018 | 22:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ka pothuajse pesë vjet që është në fuqi ligji për kontrollin e duhanit, në bazë të të cilit ndalohet prija e tij në vende të mbyllura publike.

    Por, kjo ndalesë nuk është përfillur nga shumë biznese.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thotë se ligjvënësit nuk e kanë menduar mirë qëllimin ekonomik të ligjit.

    Ai, duke marrë shembull ligjin për kontrollin e duhanit në Austri, thotë se do të propozojë në Asociacionin e Komunave të Kosovës, që bashkë me kryetarët e tjerë, të diskutojnë rreth ndryshimeve të nevojshme në këtë ligj.

    Idenë e Tahirit për ndryshimet në këtë ligj e përkrah edhe Shoqata e Gastronomëve.

    Përfaqësues të kësaj shoqate thonë se ndryshimet janë të nevojshme, sepse sipas tyre, ligji aktual nuk është duke funksionuar.

    Ata thonë të kenë kërkuar tatim shtesë për lokalet, në të cilat do të lejohej pirja e duhanit.

    Por, në Ministrinë e Shëndetësisë deklarojnë se ndryshimi i ligjit aktualisht nuk është në agjendë të Ministrisë.

    Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, sfidë gjatë këtyre viteve në zbatimin e këtij ligji ka qenë numri i vogël i inspektorëve nëpër Komuna./Koha.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.