Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkëpunim me konsulentët nga Qendra për Mjedis dhe Energji Alternative – CEAE të kontraktuar nga GIZ-i Gjerman, të premten me datë 23.02.2018 në ora 11:00 do të mbajnë takim me administratorët e fshatrave dhe përfaqësuesit e lagjeve për informimin e tyre mbi proceset që po zhvillohen dhe që do të zhvillohen në Sistemin e Menaxhimit të Mbeturinave në komunën e Vushtrrisë.
Temat kryesore të këtij takimi do të jenë:
– Gjendja e menaxhimit te mbeturinave në territorin e Komunës së Vushtrrisë,
– Plotësimi dhe zgjerimi i shërbimit për grumbullim të mbeturinave,
– Plani i ri operativ për grumbullim të mbeturinave në gjithë territorin e Vushtrrisë,
– Përcaktimin i tarifave për shërbimet e Menaxhimit të Mbeturinave dhe
– Diskutim i hapur.