Drejtues të Komunës Vaxjo të Suedisë, po qëndrojnë për vizitë pune një javore në Vushtrri në kuadër të projektit të bashkëpunimit që kanë me Komunën e Vushtrrisë.
Delegacioni suedez i kryesuar nga koordinatorja e Grupit drejtues të projektit, Maja Debeljak, është pritur sot nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri dhe Grupi drejtues i Komunës së Vushtrrisë. Në këtë takim është diskutuar për projektet realizuara deri më tani, derisa kryetari Tahiri ka kërkuar që të bëhet intensifikimi i bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave të mira me suedezët. “Projektet dhe përvoja juaj është tepër e rëndësishme për punën tonë, prandaj u jemi shumë mirënjohës për këtë bashkëpunim dhe mbështetje për komunën tonë”, ka thënë kryetari Xhafer Tahiri.
Ndërsa Debeljak, në këtë takim veçoi se Grupi drejtues i projektit nga Komuna e Vaxjos të Suedisë, është shumë i interesuar të vazhdoj me projektet që janë duke u realizuar si të identifikoj fusha të reja të bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave të mira.
Gjatë qëndrimit në Vushtrri delegacioni suedez do të vizitoj edhe institucione, shkolla por edhe kompani private shumë të suksesshme të Vushtrrisë. /Faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë