Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kirurgu s’e merr në dorë në QKUK pacientin që e operoi në spitalin privat

    11/02/2018 | 12:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    19 vjeçari Hysen Ibrahimaj ka gjashtë muaj që kur është operuar në një spital privat, për shkak të problemit me zorrën e trashë.

    Operacionin e parë, me rekomandim të kirurgut e kreu në spitalin privat e që i kushtoi 2 mijë euro, raporton KTV.

    Familja thotë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat.

    Por as sot operacioni nuk është kryer dhe 19 vjeçari mbetet me barkun e hapur dhe një drenazh në të, ngase kirurgu Enver Fekaj nuk po e merr më në dorë.

    Familja nuk pranoi assesi që të paguajnë edhe për operimin e dytë.

    Madje Ibrahimaj thotë se pasi u ankua te drejtori i klinikës Rifat Bajrami, kirurgu Enver Fekaj i kishte kërcënuar se askush në QKUK nuk do të guxojë ta operojë birin e tij.

    Kirurgu Enver Fekaj nuk ka dashur të flasë para kamerës.

    Ai e ka pranuar se i ka kërkuar sërish para familjes për operacionin e dytë, por ka thënë se nuk e kishte përnjëmend dhe se paratë i kërkoi me shaka.

    Nëpërmjet telefonit, thotë se familja e ofendoi duke ia cenuar integritetin prej mjeku, andaj refuzoi ta operojë pacientin për herë të dytë.

    Në krah kirurgut i ka dalë edhe shefi i tij.

    As kirurgu e as drejtori i klinikës nuk kanë dhënë ndonjë sugjerim se si do të vazhdojë trajtimi i pacientit që i ka vetëm 19 vjet derisa mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore./Koha.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.