Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen në Vushtrri me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Komuna e Vushtrrisë ka organizuar këto aktivitete të cilat kanë filluar nga dita e djeshme 7 Shkurt dhe do të zhvillohen deri më 17 Shkurt kur është edhe dita përmbyllëse e këtyre aktiviteve.
Nga garat në pikturë e deri te turneu i pingpongut janë disa prej aktiviteteve me të cilat do të shënohet 10 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Për më shumë aktivitete mund të shihni një video të publikuar nga Komuna e Vushtrrisë ku njoftohet për këto aktivitete.