Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Këta janë dy policët serbë të dyshuar për manipulimin e provave në rastin Ivanoviq

    11/02/2018 | 14:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dragisha Markoviq, i lindur më 1970 dhe Zharko Jovanoviq, po ashtu i lindur në vitin 1970, janë dy policët e arrestuar në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohen për manipulim të provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

    Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, të cilat thonë se dy zyrtarët policorë, kanë qenë pjesëtarë të MUP-it, që janë inkuadruar në Policinë e Kosovës me marrëveshje të Brukselit.

    Po ashtu, sipas burimeve, Dragisha Markoviq, është i dyshuar për asgjësim të provave, kurse, Zharko Jovanoviq për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje.

    Përndryshe, lajmi për arrestimin e dy zyrtarëve policor, është raportuar mbrëmë dhe më pas është konfirmuar nga Inspektorati Policor.

    “Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sot (10.02.2018) në orët e pasdites hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe janë bastisur dy lokacione në Mitrovicën e Veriut si dhe është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme. Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Mitrovicën e Veriut) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikatën e Inspektoriatit Policor./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.