Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kastriot Ademi nga Pestova që u vra në Siri ishte mërgimtar në Gjermani

    12/02/2018 | 22:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kastriot Ademi nga Pestova e Vushtrrisë është kosovari i radhës i vrarë në Siri.

    Ai iu është bashkuar pjesëtarëve të ISIS-it nga Gjermania, ku edhe jeton familja e tij.

    25-vjeçari është vrarë më 2 shkurt. Lajmin për vrasjen e birit të tyre, familja e tij e ka marrë 3 ditë më parë.

    Në familjen e tij nuk kanë pranuar të flasin, sapo kanë parë ekipin e KTV-së.

    Sipas burimeve të KTV-së, edhe vajza e axhës së Kastriot Ademit iu është bashkuar pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS në Siri.

    Babai i Kastriotit kishte shkuar të paktën dy herë për ta marrë atë nga Siria, por nuk kishte arritur ta bindte të birin që të kthehej.

    Ndërkohë, kryetarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Donika Kadaj-Bujupi, e pyetur për këtë rast, nuk ka dhënë përgjigje.

    Pas takimit të mbyllur për media të këtij komisioni, Bujupi nuk ka dhënë përgjigje as për temat e tjera që janë diskutuar.

    Vrasja e Kastriot Ademit e çon në 75 numrin e shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftërat në Siri dhe Irak.

    Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 150 shtetas të Kosovës, prej tyre 50 fëmijë dhe 40 gra./Koha.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.