Shkruan : Jeton Sallahu
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaci, dy figura kyce qe udhehoqen shqiptarët e Kosovës drejte lirisë dhe pavaresisë së Kosoves.
I pari, duke qene udheheq i Lidhjes Demokratike te Kosoves u be figura kryesore e vendit ne fillim te viteve ’90 te shek.20. Ai, mjeshtrisht drejtoi vendin rreth Perendimit, duke prezentuar edhe kulturalisht edhe politikisht vendin. Politike kjo që u vleresu nga nderkombetaret, vecanti amerikanet. Natyrisht, kjo s’ishte fare e lehte, sepse Serbia e Milloshevicit i prezentonte shqiptarët thjesht si “mbetje turke ” derisa veten e paraqiste “si mbrojtës te civilizimit “. Ne fakt, asnjeri konkluze e serbve per shqiptarët nuk ishte e sakte. Sepse shqiptarët kane identitet të krijuar mijeravjecar në Evropë (feja islame te shumica e shqiptarëve te Kosoves ështe njeri element i identitetit, krahas, gjuhës, kulturës, territorit ) dhe po aq serbet nuk ishin mbrojtes të civilizimit, sepse ata po krynin HOLOKAUSTIN ndaj një populli evropian mu ne fund te shek 20, kur keto gjera cilesoheshin të kaluara, bile disa studiues e quanin si kohë “fundi i historise “. Megjithatë, politika e frytshme e Rugoves ishte deri me 1995, me pastaj ishte më pak e frytshme.
I dyti, ishte drejtor politik i Ushtrise Çlirimtare të Kosoves. Kjo ushtri doli nga levizjet e më hershme ilegale të shqiptarëve që synonin clirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin me Shqiperinë , me sakte nga Levizja Popullore e Kosovës.
UCK-ja u nxit me fort pas Mbledhjes së Dejtonit (ShBA) kur jepej fund lufta e Serbise me ish shtetet e Jugosllavise, derisa Kosova as qe PERMENDEJ. Pra, ajo shihej si problem i brendshem serb. Ndaj, lufta e UCK-së ndikoi për të paren herë të kthej Kosovën si problem që duhet zgjedhur e jo thjesht si problem i brendshëm serb. Kësisoji, figura e Hashim Thacit (disa profesor e permendnin si ish student i mire i historisë ) u bë figura kyce qe nderkombetarëet e kerkonin te benin zgjedhje (kjo s’ishte lehte sepse UCK-ja paragjykohej fillimshem si terroriste ).
Per ti dhënë fund luftes, nderkombetaret pergaditën Rambujen (France ) qe do nenshkruanin nje marreveshje sipas ciles Kosova do kishte autonomi nen Serbi e pas 3 vitesh referendum (kjo do sillte votimin e shqiptarëve per pavaresi ). Pala serbe nuk nenshkroi marrveshjen, kurse ajo shqiptare qe udhehiqej nga Hashim Thaci e nenshkroi.
Kjo rezultoi me bombardimin e Serbise nga NATO per 78 dite dhe solli lirine.
Ne liri, Rugova do fitonte zgjedhjet megjithese kishte pergjysmuar votat, derisa vdiq me 2006 per mos pritur pavaresine qe aq shume e deshti. Ne anen tjeter, figura kryesore politike kundershtuese e tij, Hashim Thaci , nje vit me vone do fitonte zgjedhjet dhe ne fillim vitit tjeter do t’behej figura kyce ne pavaresine e Kosovës.
Pa ShBA, s’do kishte bashkngjitje pro shqiptareve nga Evropa e fragmatizuar. Por, pa rolin e popullit shqiptar (si Kosove dhe jashte saj ) s’do kishte kurre bombardim te NATO-se.