Në rrugën “Kadri Dushi” në Vushtrri njësia përkatëse policore me 01.02.2018 ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj.
Sipas Policisë, njëri kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K/shqiptar dhe kishte vjedhur një sharrë për prerjen e druve, ndërsa i dyshuari tjetër e kishte blerë sharrën.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.