Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Fitore Pacolli: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, lojë e PDK-së (Video)

    07/02/2018 | 16:47
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fitore Pacolli ka theksuar theksuar se VV-ja mbetet kundër formës së Gjykatës Speciale.

    Ajo në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se mënyra se si është tentuar të bëhet shfuqizimi i Speciales, ka qenë lojë e Presidentit Hashim Thaçi, i cili e ka përdorur PDK-në për këtë çështje.

    “Ai është një President i cili më shumë e përfaqëson PDK-në se sa qytetarët e Kosovës. E ka bërë këtë lojë që ta vendos veten si faktor të rëndësishëm në raport me Gjykatën Speciale, duke iu dërguar sinjal atyre. Ne si VV e kemi konsideruar si lojë të PDK-së”, ka shtuar Pacolli.

    Sipas saj, tashmë në Strategjinë për Zgjerime të Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, është përmendur dy herë kushti i Gjyaktës Speciale.

    Ajo ka folur edhe për Strategjinë e Zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se strategjia e BE-së njeh më në fund zyrtarisht “kapjen e shtetit” që ka ndodhur në rajon e veçanërisht në Kosovë.

    “Strategja flet në përgjithësi, ajo flet më shumë për Malin e Zi dhe Serbinë, derisa për Kosovë flet fare pak. Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, përmendet tri herë. Aty thuhet se nga ky normalizim Serbia do të përfitojë në rrugën e saj të integrimit evropian, ndërsa për Kosovën thuhet se duhet të përmbushen kushtet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocim (MSA), por nuk  premtohet asgjë konkrete”, ka theksuar Pacolli.

    Ajo ka folur edhe për qëndrimin e VV-së, sa i përket demarkacionit, duke thënë se kjo marrëveshje duhet të rikthehet në rishqyrtim. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.