Pas lajmit në media të ndryshme vendore dhe lokale për përfitimin financiar nga transferi i Milot Rashicës, së fundmi ka reaguar edhe vet klubi FC Vushtrria përmes faqes së tij zyrtare.
Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, FC Vushtrria ka njoftuar më në hollësi për përfitimin financiar që do ta ketë klubi si rezultat i kalimit të Milot Rashicës në Werder Bremen.
Sipas këtyre sqarimeve FC Vushtrria do të përfitoj 1.25% të shumës së transferit apo 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër do t’i takoj shkollës së futbollit Kurda.
Në vazhdim gjeni njoftimin e lëshuar në faqen e klubit vushtrrias :