Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dua Lipa viziton xhaminë më të madhe në Abu Dhabi, pozon e mbuluar

    25/02/2018 | 22:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë qëndrimit të saj në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dua Lipa e ka vizituar xhaminë Sheikh Zayed.

    Këngëtarja e famshme shqiptare ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e EBA, ndërsa nuk e ka humbur rastin që ta vizitojë xhaminë e njohur.

    “Para koncertit tonë në Abu Dhabi, shkuam ta vizitojmë xhaminë më të bukur”.

    “Ishte një nder shumë i madh. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram, transmeton telegrafi.

    Me këtë rast, 22-vjeçarja është dashur që të mbulohej për ta vizituar xhaminë dhe pikërisht këtë e ka bërë.

    Ndërsa në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 7.5 milionë ndjekës, ka publikuar disa imazhe të bukura të xhamisë.

    Sheikh Zayed është xhamia më e madhe në EBA dhe është vendi kryesor në Abu Dhabi për faljen e xhumave dhe namazit të Bajramit, gjatë të cilit mblidhen rreth 41 mijë njerëz.

    Këngëtarja shqiptare vazhdon të ngritet në karrierë pas sukseseve të mëdha të hitit “New Rules”.

    Ajo ishte ndër fituesit kryesorë në ceremoninë e Brit Awards, ku u shpërblye me dy çmime.

    Before our show in Abu Dhabi we went to visit the most beautiful Mosque. Such an honour. Thank you // shot by @pixielevinson

    A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Feb 25, 2018 at 11:09am PST

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.