Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë është angazhuar që të sanoj prishjen në gypin kryesor i cili la pa ujë fshatrat Pantinë dhe Akrashticë.
Për sanimin e këtij gypi ka njoftuar edhe vet Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, Sedat Rashica, përmes një postimi në rrjetin social facebook.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se është sanuar gypi.
Perkundër kushteve atmosferike si dhe dëmit të madh që është dashtë të sanohej, ekipet në teren të KRU “Mitrovica” kanë punuar deri në orët e vona për ta kthyer furnizimin me ujë për qytetarë!” njofton Rashica.